Punësimet në shkelje të kodit zgjedhor, 3600 lëvizje në administratën publike, çështja...

Punësimet në shkelje të kodit zgjedhor, 3600 lëvizje në administratën publike, çështja shkon në Prokurori

165
0
Shares

Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik nga ZV/Kryeministri, por rezultoi që zyra e protokollit të Kryeministrisë pa shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar pranë këtij organi. Pas sqarimit, përfundimisht zyra e protokollit e dërgoi dje duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga ana e organit të Prokurorisë.
Shqetësimi rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me
kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor, u ngrit në mbledhjen e pestë të Task Forcës
Referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, Task Forca verifikoi punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës të bërë në kundërshtim në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor, me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 si dhe me Vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY