Vetingu kerkon specialiste, ja per cfare mund te aplikoni derime 31 gisht

Vetingu kerkon specialiste, ja per cfare mund te aplikoni derime 31 gisht

299
0
Shares

Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit të vettingut e dëshirojnë të punojnë pranë vëzhguesve ndërkombëtarë, kanë afat deri në 31 gusht për të aplikuar pranë Bashkimit Europian.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka publikuar thirrjen për jurist, ekspertë të teknologjisë së informacionit, përkthyes, ekonomistë të cilët deri në vitin 2020 do të ndihmojnë ONM në procesin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Sipas njoftimit, projekti është i Ministrisë së Drejtësisë Austriake në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë të Italisë dhe delegacionin e BE në Tiranë dhe synon të krijojë infrastrukturën e nevojshme për vëzhguesit ndërkombëtarë që do të asistojnë procesin e vettingut.

“Objektivi është të rritet cilësia profesionale e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të reduktohet ndikimi i krimit të organizuar, politikës e korrupsionit në dhënien e drejtësisë; si dhe të rritet integriteti dhe llogaridhënia e institucioneve të gjyqësorit”

Procesi i vettingut pritet të nisë në muajin shtator, por vëzhguesit ndërkombëtarë tashmë kanë mbërritur në Tiranë dhe institucione si Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të klasifikuar kanë nisur procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve./Vizion Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY