Një 29-vjeçar u arrestua të mërkurën në Durrës pasi dhunoi bashkëshorten në ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit. Policia njoftoi se shtetasi me Gj. B. ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe, për arsye xhelozie.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se burri kishte shkuar në spital të mjekonte dorën, pasi e kishte të lënduar. Ai shoqërohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjeçarja E.L. Aty mes tyre ka plasur sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka nje lidhje tjeter. Pas debatit, ai e ka rrahur ne ambientet e spitalit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/