Ja kur fillon shkolla dhe çfarë duhet të keni parasysh

Ja kur fillon shkolla dhe çfarë duhet të keni parasysh

1833
0
Shares

Dita e parë e shkollës do të jetë 11 shtatori. Ministria e Arsimit ka përcaktuar se shpërndarja e teksteve shkollore do bëhet në 25 gusht deri në një ditë para nisjes së shkollës. Librat do të shiten edhe në ambjentet e shkollës është shprehur një zyrtar i Drejtorisë Arsimore.
“Në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për distributorët. Shërbim që do të ofrohet falas vetëm për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces për nxënësit”, shprehet Dritan Sallaku, nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar për Top Channel.
Por prindërit duhet të kenë kujdes, të përzgjedhin vetëm tekstet që përmban katalogu, i publikuar nëpër shkolla. Shitësit mund të shtojnë mes teksteve fletore pune e materiale të tjera didaktike, që nuk janë të domosdoshme për t’u blerë.
“Tashmë e kemi të shpallur katalogun e teksteve që do të zbatohen në sistemin arsimor parauniversitar. Të gjitha institucionet shkollore janë të pajisura me këtë katalog dhe janë të orientuar gjithashtu që prindërit të ndihmohen në zgjedhjen e teksteve, duke i qëndruar strikt listës që është publikuar përmes këtij katalogu”, theksoi më tej Dritan Sallaku.
Pritet që këtë vit të mos ketë mungesa tekstesh, sepse deri tani janë botuar 95% e titujve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY