Vlorë, rrihet me sende të forta shefi i pikës kufitare

Vlorë, rrihet me sende të forta shefi i pikës kufitare

215
0
Shares

Shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport e kanë rrahur persona ende te paidentifikuar. Ngjarjen e raporton policia e Vlorës, e cila bën me dije se ka marrë një telefonatë urgjente nga vetë i dëmtuari i cili ka kërkuar ndihmë.

Në mesntë Salla Operative Vlorë, u njoftua nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen ”1 Maj ” , një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport.
Policia thekson se në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ky punonjës policie nuk ka qënë me shërbim.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrëzikut për jetën.
Nga hetimi paraprak i policisë ka rezultuar se ndaj shtetasit S.C., është ushtruar dhunë fizike si edhe e kanë goditur me sende të forta, tre shtetas, ende të paidentifikuar nga policia.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY