Mbrojeni lidhjen nga tradhtia, ja se si

Mbrojeni lidhjen nga tradhtia, ja se si

225
0
Shares

Tradhtia është konsideruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit si një akt i shëmtuar, i pafalshëm dhe shkatërrues marrëdhëniesh, si shoqërore dhe intime. Tradhtia ka lindur me njerëzimit që nga Juda dhe Jezusi, Bruti dhe Çezari deri në ditët e sotme. Sipas një studimi të bërë në 2017 për tradhtitë dolën në përfundim se:
në 1/3 e martesave, të dy partnerët pohojnë të kenë tradhtuar,
22% ishin burra dhe 14 % femra
36% kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore me një nga kolegët e punës,
10% tradhtojnë me anë të rrjeteve sociale dhe 40% e rasteve online më pas ktheheshin në lidhje reale
Njerëzit që kanë tradhtuar më parë kanë 350% mundësi të tradhtojnë përsëri.
Ndër arsyet për tradhti përmenden:
Arsyet individuale që përfshijnë gjininë dhe personalitetin. Meshkujt janë më të predispozuar të tradhtojnë për shkak të niveleve të larta të testosteronit, i cili është përgjegjës për dëshirat seksuale.
• Në varësi të rrethanave, në disa raste, partnerët kanë pranuar se kanë arritur në tradhti për shkak se shoqëria ka ndikuar në vendimin e tyre.
• Qytetet metropolitane janë ato me shifrat më të larta të tradhtive për shkak të privatësisë dhe liberalizmit që i karakterizon.
• Partneri nuk të kushton më vëmendje dhe jeni larguar nga ana e komunikimit dhe seksuale.
• Problem me vetëbesimin ose frika për t’u angazhuar seriozisht në lidhje.
Tradhtia si fenomen shoqëror ka marrë vëmendjen e shumë sociologëve dhe psikologëve 20 vitet e fundit. Një studim i bërë në vitin 2016 në Universitetin “Chapman” në Kaliforni doli në përfundimin se, meshkujt janë më të lënduar në qoftë se partnerja e tyre i tradhton fizikisht (kryejnë marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër) kurse femrat janë më të lënduar nëse partneri i tradhton në mënyrë emocionale (bie në dashuri me dikë tjetër). Kur janë pyetur pjesëmarrëse, thatë se meshkujt lëndohen, sepse lëndohet egoja dhe krenaria e tyre. Ato pohuan që në qoftë se partneret e tyre do të ishin më të gatshëm t’i dëgjonin, të kishin këshilla për të to dhe t’i kushtonin më shumë vëmendje, ato nuk do të kërkonin mbështetje diku tjetër.
Përkufizimi i tradhtisë është i vështirë për t’u dhënë, sepse çdo person ka përkufizimin e vet, personal për tradhtinë. Për disa, tradhtia është nëse partneri flet me të panjohur në një chat room, partneri i jep numrin e tij një personi që pëlqen, kryen marrëdhënie seksuale me një person tjetër, bën miqësi në Facebook me një femër a mashkull që nuk e njeh, flirton me dikë tjetër, etj.
husband-and-wife-problems-adulteryShumicën e janë femrat ato që janë viktimat e një tradhtie dhe lind pyetja: A mund ta mbroj lidhjen time nga tradhtia, apo vazhdon funksionon shprehja “Po tradhtove njëherë do të tradhtosh gjithmonë?”. Është e udhës kur në momentin që fillon një marrëdhënie të bisedosh me partnerin si e përkufizon tradhtinë dhe cilat veprime nuk i toleron, për të shmangur konfliktet e mundshme.
• Janë disa këshilla që mund t’i merrni për të mbrojtur lidhjen tuaj nga tradhtia:
• Ji i sinqertë me veten rreth dobësive të tua.
• Shmangni situatat që mund të çojnë në tundime.
• Besoni te njerëzit që mund të qëndrojnë brenda kornizave të shoqërisë.
• Bëj zgjedhjet e mirëmenduara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY