Nusja i jep mbiemrin burrit për të emigruar në Angli, por ajo...

Nusja i jep mbiemrin burrit për të emigruar në Angli, por ajo që ndodh i çon dy familjet në prokurori

147
0
Shares

Gazmir Sefa nga Kukësi, përpara se të martohej kishte mbiemrin e djalërisë Visha.
Duke bërë plane për t’u larguar në Angli bashkë me të fejuarën 22 vjeçari la mbiemrin e tij dhe mori mbiemrin e Sonilës, prindërit e së cilës janë emigrantë. Por ky veprim është kundërshtuar nga gjyshi që ka ndezur konfliktet mes çiftit.
Në konflikt e sipër sipas prokurorisë vajza ka ndërprerë marrëdhëniet me të riun, ndërkohë që ka siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje prej tij.
Prokurorja tha në Gjykatë se Gazmiri përmes telefonit ka këmbëngulur ta takojë vajzën, duke shkelur vendimin e Gjykatës.
Për Gjykatën ky veprim konsiderohet dhunë dhe shkelje e urdhrit të mëparshëm, por për familjarët e të riut ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. E ëma, Merita thotë se përpara masës se sigurimit në noteri është përpiluar një kontratë pajtimi mes palëve, me kushtin që të rinjtë të ndahen
“Ja ka dhënë me dëshirën e vet gocën. Do iknin në Angli për të punuar. Nuk ka ardhur ai të më thotë më jep mbiemrin dhe nuk ia dhashë”, shprehet e ëma e të riut.
Gjykata vendosi masën arrest me burg për të dyshuarin ndërsa avokati thotë se do t’i drejtohet Apelit.

1502819130_35

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY