Avokati i Popullit shqyrton ceshtjen e lejeve te zakonshme ne hipoteka

Avokati i Popullit shqyrton ceshtjen e lejeve te zakonshme ne hipoteka

122
0
Shares

 

Zyra e Avokatit të Popullit nisi me iniciativë dhe në mënyrë të pavarur shqyrtimin e rastit të pezullimit të lejeve të zakonshme për punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Një urdhër i titullarëve të këtij institucioni i ka njoftuar në mënyrë të papritur punonjësit e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, se të gjitha lejet e zakonshme vjetore të miratuara, do të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme.

Lejet e zakonshme vjetore të punonjësve janë një e drejtë që garantohet me ligj në Republikën e Shqipërisë ndaj zyra e Avokatit të Popullit ka nisur punën për të verifikuar nëse ky rast paraqet elementë të shkeljes së Kodit të Punës dhe të drejtave të punonjësve.

Ndërprerja e njëanshme e lejeve vjetore që punonjësit kalojnë me familjen është vetëm një nga aspektet e zakonshme të abuzimeve me të drejtat e tyre nga titullarë dhe institucione të ndryshme në vendin tonë.

Gjithashtu edhe presionet, intimidimet, shkarkimet e pajustifikuara si dhe dorëheqjet e detyruara rezultojnë nga ankesat e qytetarëve të jenë një realitet i pranishëm në administratë.

Një numër i madh ankesash e shqetësimesh të kësaj natyre parashtrohen çdo ditë në Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe gjejnë pasqyrim të vazhdueshëm në media.

Zyra e Avokatit të Popullit pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes do të dalë me konkluzionet përkatëse në lidhje me rastin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY