Trafikonin shqiptarë në Britani, banda përfundon në burg

Trafikonin shqiptarë në Britani, banda përfundon në burg

133
0
Shares

Gjashtë anëtarë të një bande, që merrej me trafikimin e njerëzve nga Birmingham po përballen me drejtësinë, pasi dy grupe shqiptarësh u gjetën nga oficerët e kufirit në bagazhet e makinave duke tentuar të futeshin në Britani të Madhe.
Zyrtarët e Forcave të Kufirit ndaluan një makinë në Zonën e Kontrollit në Mbretërinë e Bashkuar në Coquelles, Francë, në mars 2015 k ugjetën dy të rritur dhe një fëmijë në bagazh. Lee Anderson, i cili po ngiste makinën dhe pasagjeri Jason Coëley u arrestuan në vendngjarje.
Pothuajse pesë muaj më vonë, në të njëjtën zonë kontrolli të Mbretërisë së Bashkuar, oficerët gjetën dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine. Hetuesit e lidhën këtë përpjekje për trafikim me rastin e tre personave që u gjetën në Birmingham.
Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të fusë kontrabandë një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.
Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor.
Zv/Drejtori i Hetimit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Emigracionit, David Fairclough, tha: “Është e qartë që kjo bandë u përpoq të organizonte këto përpjekje për të trafikuar njerëz në mënyrë që të mbushnin xhepat dhe duke mos menduar për sigurinë e tyre, ku është përfshirë edhe një fëmijë, i cili është vendosur në një hapësirë aq të vogël”.
“Kjo ishte një përpjekje e koordinuar nga banda, por oficerët tanë punuan pa u lodhur për të shqyrtuar provat që zbuluan ndërmarrjen e tyre kriminale.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY