E merr peng dhe e mbyll në bagazhin e makinës, shkodrani...

E merr peng dhe e mbyll në bagazhin e makinës, shkodrani nuk i ktheu borxhin

165
0
Shares

Një person është marrë peng në Velipojë, për shkak të një borxhi të pashlyer. Autoritetet e zbuluan ngjarjen pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Plazhit.
Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.
Mësohet se autoritetet kanë mundur të identikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra.
Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të mjetit dhe po punon për lokalizimin dhe më pas lirimin e personit të marrë peng. Burime për tvklan.al thonë se identikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit. Policia mësohet se ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, për të negociuar lirimin e pengut, por deri më tani tentativat kanë qenë pa sukses.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY