VIDEO/ Sarandë, shpërthejnë ujërat e zeza në det, pushuesit largohen të tmerruar

VIDEO/ Sarandë, shpërthejnë ujërat e zeza në det, pushuesit largohen të tmerruar

154
0
Shares

Deti i jugut ndotet sërish. Pas Ksamilit pak kohë më parë, ujërat e zeza kanë zbritur në detin e Sarandës. Çarja e tubit nga mbingarkesa ka bërë që ujërat e zeza të derdhen në det. Gjithçka ka ndodhur paraditen e së hënës tek rruga Turizëm-Kanali i Çukës, në segmentin përballë Hotel “Butrinti”. Shpërthimi i ujërave të zeza në rrugët e qytetit dhe ndotja e detit ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhi.
Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka nisur punën për normalizimin e situatës. Sipas drejtorit të UKS, tubacionet janë të amortizuara pasi janë shtruar 15 vite më parë dhe herë pas here nga presioni, pompat pësojnë defekt. Vetëm pak muaj më parë në maj, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht kryetaren e bashkisë, Floriana Koka për shpërdorim të fondeve publike lidhur me parregullsitë dhe shkeljet ligjore në prokurimet publike.
Sipas KLSH, kryebashkiakja e Sarandës, ka bërë pagesa miliona lekësh për investime që nuk janë kryer për dy objekte prokurimi. Njëra prej tyre lidhet pikërisht me “Përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek “Kanali i Çukës”, tubacion i cili sot është çarë si pasojë e amortizimit.
Florjana Koka, kryetarja e Bashkisë së Sarandës është kallëzuar penalisht ditën e sotme për shpërdorim fondesh. Është Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili në auditivin e kryer në Bashkinë e Sarandës ka evidentuar shkelje dhe parregullsi në procedurat e prokurimeve publike të këtij institucioni. Për këtë arsye, raporti ka zbuluar një dëm prej rreth 129.4 milionë lekë (të reja), që kanë ardhur si rezultat i shkeljeve dhe parregullsive të evidentuara dhe që mbajnë rirmën e kryebashkiakes.
Koka është gjetur fajtore në të paktën dy raste të prokurimeve publike, vlera e të cilave shkon në rreth 64 milionë lekë.
Vetëm disa javë më parë edhe qyteti i Ksamilit u gjend në të njëjtën situatë, ku ujërat e zeza plasën nëpër rrugët e qytetit duke përfunduar në det.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY