DOKUMENTI I HELMIT/Ja vendimi i komunave të Barit për tranzitin e plehrave...

DOKUMENTI I HELMIT/Ja vendimi i komunave të Barit për tranzitin e plehrave nga Shqipëria

58
0
Shares

Në një dokument të publikuar në shkurt të vitit 2016 zbulohet fakti që Asambleja e Komunave të Barit ka vendosur të nisë procedurat e eksportit për mbetjet e 40 komunave në drejtim të Maqedonisë në impjantin e Drislas, me tranzit Shqipërinë.

Dokumenti i publikuar nga “thurja” është i qartë dhe lidhet fort me të dhënat e përshkruara në investigimin e “Pianeta Italia” që bën fjalë për humbjen e rreth 1400 trailerave në Shqipëri.

Fotografia e Nisma #Thurje

“Ndërkohë që sot Dogana thotë që tranziti nga Porti i Durrësit drejt Qafë Thanës (çuditërisht s’ka thënë asnjë të dhënë për pikat e tjera kufitare me Maqedoninë)ka qënë vetëm 1120 trailera për 2016 dhe vetëm me ushqime dhe të ngjashme, kuptojmë që këtu ka diçka që nuk shkon dhe natyrshëm lind pyetja: Mbetjet e 40 provincave të Barit që duhet të kalonin mes për mes Shqipërisë për të shkuar në Maqedoni, ku shkuan?!

Në marrveshjen e diskutuar nga Asambleja është diktuar qartë tranziti do të behej nga Shqipëria, nga kanë kaluar trailerat?!

Fotografia e Nisma #Thurje

Aktualisht kemi një deklarim të një gazete italiane që deklaron që në Shqipëri kanë “humbur” 1400 trailera ose rreth 30.000 Ton plehra.

Kemi një Vendim të Asamblesë së Komunave të Provinces të Barit që angazhohet që të eksportojnë mbetjet e 40 komunave në Maqedoni, nëpërmjet Shqipërisë.

Kemi një deklarim të një Senatori italian që mbetjet e vendeve të Europës po destinohen në vende si Shqipëria.

Cfarë pret më shumë Prokuroria që të nisë një hetim për të gjitha këto? Çfarë duhet të publikohet apo deklarohet më shumë që Prokuroria tē zgjohet nga gjumi letargjik dhe të bëjë punën që paguhet?”, shkruan “thurja”. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY