Tirana: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni!

Tirana: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni!

51
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit maqedonas Ivanov në lidhje me gjuhën shqipe dhe platformën e partive shqiptare për zyrtarizimin e saj në të gjithë Maqedoninë. Ai i kujton Presidentit Ivanov se pa shqiptarët nuk ekziston as Maqedonia.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, komenton Rama.

Kryeministri Rama ka qenë në qendër të akuzave nga Shkupi lidhur me platformën partive politike shqiptare ku përfshihej edhe kushti për shqipen. Zyrtarë të lartë të këtij vendi konsiderojnë se platforma u ndërtua në Tiranë. Partitë shqiptare në Maqedoni e kanë hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se gjuha shqipe si gjuhë zyrtare është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY