STOP/ Kirurgu merr 600 mijë lekë pas operacionit

STOP/ Kirurgu merr 600 mijë lekë pas operacionit

124
0
Shares

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si “Sanatoriumi” në Tiranë, kamera e fshehtë e “STOP” ka filmuar se si nje mjek i kirurgjisë torakale Fatmir Caushi merr nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje.

Doktori – S’më prite dot ë?

Qytetari – Jam në punë, prandaj se jam në punë tani.

Doktori – Mirë, është shumë më mirë. Duket sikur është zgjidhur. Po ta shikosh nuk ka lidhje ai kavanozi këtu që…

Luti, hajde këtu!

Doktori – Çfarë detyre ke ti, të shohësh grafi aty?

Infermierja – Po se e kishit lampuar të sëmurin, prandaj.

Doktori – Edhe?!

Doktori – Kollitu pak!

Doktori – Shumë mirë! Do i blesh një tullumbace, hajde të të jap edhe një kështu.

Infermierja – E do aspirinë këtu apo jo?

Doktori – Po, vërja sot një aspirinë.

Qytetari – Domethënë në syrin tënd është në rregull?

Doktori – Për syrin tim është mirë. Shpresojmë që realisht të zgjidhet mos të kemi probleme, pa vajtur tek Kirurgjia.

Doktori – Atëherë tek kjo farmacia që duket këtu poshtë nga ballkoni, merri këto ilaçet e jepja atij që t’i filloj. Mirë?

Qytetari – Tani, për ato (lekët) si e lamë dje tani?

Doktori – Këtu përjashta! Merre atë recetën!

Doktori – Si ta kesh ti terezinë tënde, mua më dëgjove njëherë ta thashë.

Qytetari – Si? Aq sa e lamë?

Doktori – Po

Doktori – S’është nevoja të bësh atë punë.

Qytetari – E kuptoj, duhet të jesh dhe ti në rregull.

Doktori – Rrofsh, faleminderit! Më vjen keq!

Qytetarja – Më fal! Ju jeni doktor Fatmiri?

Doktori – Po

Qytetarja – Nusja e X… jam.

Doktori – Ëëë po.

Doktori – Të sollën kastile.

Qytetarja – Jo, s’ka problem.

Qytetarja – Ideja është që unë do doja të të pyesja si do të vazhdojë gjendja? Do kemi më kështu (probleme)? Kur ta

sjellim për kontroll?

Doktori – Po, i thashë që për dy javë do të vijë për rikontroll. Të marri atë mjekimin që i kam dhënë. Ato penjtë hiqen dy

javë nga dita e operacionit. Ato janë të vogla me një ankerplas.

Qytetarja – Se ngaqë u bë dy herë operacion dhe…

Doktori – S’ka gjë! S’është bërë dy herë operacion. E ke marrë vesh gabim.

Qytetarja – Po herën e parë që bëri një tub, çfarë ishte?

Doktori – Herën e parë ishte një tjetër gjë dhe tani s’i kthehemi dot më asaj historie se jam lodhur.

Qytetarja – Po, s’ke faj!

Doktori – Jo! E kam thënë dhe çudi si s’ta ka thënë burri. Nuk është bërë e njejta gjë.

Qytetarja – Gjithmonë ata me atë…

Doktori – Jo! Besoj që ai e di tani. Nëqoftëse nuk e di, më vjen keq pastaj. Unë ia kam shpjeguar. Hera e parë nuk ka

qenë operacion, ka qenë vendosje drene dhe ishte zgjidhja për herë të parë është këtu në këtë mënyrë.

Qytetarja – Këtu ke 300 (mijë lekë të vjetra)

Doktori – Të lutem! Rrofsh, faleminderit!

Qytetarja – Siç ke folur me burrin. Dhe 300 – shen e parë.

Qytetarja – Gjithë të mirat! Mirë u takofshim!

Doktori – S’ke ndonjë kamera kështu duke i filmuar?

Qytetarja – Ua?! Çfarë është kjo?! Gjithë të mirat! Faleminderit! /tvklan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY