Fluks në aeroportin e Rinasit, për dy ditë u futën në Shqipëri...

Fluks në aeroportin e Rinasit, për dy ditë u futën në Shqipëri 13 mijë persona

128
0
Shares

Policisë Kufitare e Rinasit po përballon këto ditë gushti, një fluks tejet të madh në hyrje – dalje të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Krahas goditjes së paligjshmërisë, po punohet shumë për bllokimin e atyre shtetasve që synojnë të shkojnë për azil në Francë dhe vende të tjera të BE-së.
Gjatë muajit gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27 345 shtetas shqiptarë si edhe 35 918 shtetas të huaj.
Kanë dalë 20 332 shtetas shqiptarë si dhe 26 886 shtetas të huaj.
Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.
Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.
Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.
Gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë, 39 shtetasve nga masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dalë në fillim të muajit gusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY