Aksidenti nga deputeti Rakipi, reagon PD: Mos favorizoni mikun e Ramës, jepuni...

Aksidenti nga deputeti Rakipi, reagon PD: Mos favorizoni mikun e Ramës, jepuni përgjigje këtyre pyetjeve

151
0
Shares

Partia Demokratike ka bërë thirrje sot sërish për hetim të plotë të rrethanave të aksidentit fatal të shkaktuar nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi dje në autostradë dhe kërkoi përgjegjësi të plotë para ligjit për Rakipin, nisur nga dyshimet e forta se ngjarja po fshihet pasi ai njihet si mik i Kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime, PD i ka ndërtuar mbi disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

Deklarata e plotë e PD
Deshmia e kusherinjve te Seit Sorrës, viktimes se aksidentit, eshte tronditese dhe tregon se kemi te bejme me nje ngjarje kriminale. Kusherinjte e viktimes, deshmitare okulare, rrefejne se deputeti, mik i Rames, Aqif Rakipi, sapo ka perplasur per vdekje Seitin, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Ata thone se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte te fshihte dicka. Largimi i tille nga vendi i ngjarjes eshte kriminal dhe i thellon permasat kriminale te ngjarjes.
Çfare po fshihte deputeti mik i Rames?
A ishte ai ne gjendje te intoksikuar nga alkoli apo substanca te tjera?
Çfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte?
Dhe me e pakta, pse nje i zgjedhur, nje deputet, nuk kujdeset per viktimen nuk i ofron ndihmen e pare por iken me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka perplasur per vdekje nje njeri?
Nxitimi i policise dhe organeve ligjzbatuese per te shpallur fajtor viktimen e per te nxjerre viktime fajtorin vetem pse eshte mik i Edi Rames, eshte skandaloz, eshte revoltues, eshte poshterues.
Partia Demokratike ben thirrje per hetim te plote te rrethanave dhe pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin. Partia Demokratike paralajmeron kedo person qe po favorizon mikun e Rames ne kurriz te viktimes, se cdokush qe shkel ligjin do te mbaje pergjegjesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY