Dy aksidente tragjike në Cërrik dhe Shkodër: Vdes 11 vjeçarja dhe një...

Dy aksidente tragjike në Cërrik dhe Shkodër: Vdes 11 vjeçarja dhe një polic

323
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Reshjet që nisën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dy aksidente me vdekje. Në aksin Cerrik – Papër ka humbur jetën një fëmijë, një vajzë 11 vjeçe dhe janë plagosur tre të tjerët që ndodheshin në të njëjtën makinë me të, ndërsa në aksin Lezhë – Shkodër, ka humbur jetën një punonjës policie, Lek Nikolli. Ky i fundit ka qënë i vetëm në makinën e tij Benz.
Për rastin e të miturës, Policia e Elbasanit njoftoi se më datë 13.08.2017 në aksin rrugor Cërrik –Papër, në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.
Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.
Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Aksidenti në aksin Lezhë – Shkodër
Policia e Lezhës njoftoi se me datë 13.08.2017, në orën 05:08 , është marrë njoftim se në autostradën Lezhë – Shkodër , në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ka ndodhur një aksident rrugor.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip Benz , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi L.N. 50 vjeç, punonjës policie, i cili udhëtonte i vetëm.
Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY