Sherr për pronën, babë e bir përgjakin 21 vjeçarin me leva hekuri

Sherr për pronën, babë e bir përgjakin 21 vjeçarin me leva hekuri

230
0
Shares

Një konflikt i hershëm pronësie mes dy fqinjëve në fshatin Valias i Ri të Tiranës është bërë shkak për plagosjen e një 21-vjeçari, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
I riu është goditur me leva hekuri në kokë e në trup nga fqinjët e tij, babë e bir, të cilët janë arrestuar menjëherë nga shërbimet e Komisariatit nr.5. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:30, kur shtetasit e arrestuar Hasan e Dashamir Sh., 59 e 34 vjeç, babë e birë, kanë sulmuar në rrugë 21-vjeçarin me iniciale N.Ll.
Burime nga Policia thanë se nga hetimet paraprake dyshohet se i plagosuri është goditur me shufra hekuri nga dy të arrestuarit dhe plagët më të rënda i ka në kokë, që sipas mjekëve i kanë shkaktuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje mjaft të rëndë.
Gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm pronësie që babai i të plagosurit ka pasur me shtetasin Hasan Sh. dhe djalin e tij. Konflikt që ata ende nuk e kishin zgjidhur, edhe pse mes tyre kishte pasur edhe më herët përplasje fizike e madje edhe kërcënime.
Mbrëmjen e së enjtes, dy të dyshuarit kanë shkuar pranë banesës së shtetasit N.Ll, për të folur me babanë e tij. Por në rrugë janë ndeshur me të dëmtuarin, të cilit i kanë thënë që të thërriste babanë, pasi duhej të bisedonin për të zgjidhur problemin që kishin.
I riu ka nisur të debatojë me ta, pasi nuk e kanë besuar kur u ka thënë se i ati nuk ndodhej në shtëpi. Në këtë moment, babë e bir, që duket se ishin përgatitur jo vetëm për të biseduar, pasi kishin marrë me vete shufra hekuri, kanë nisur ta godasin 21-vjeçarin në trup e në kokë, derisa ai është rrëzuar i përgjakur në tokë.
Thirrjet e tij për ndihmë janë dëgjuar nga familjarët e të dy palëve, që kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Burimet thanë se menjëherë pas telefonatës në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.5 dhe autoambulanca që ka transportuar për në spital të plagosurit.
Ndërsa dy të dyshuarit, pasi kanë hedhur në tokë “armët” me të cilat kishin goditur 21- vjeçarin, kanë nisur të vrapojnë mes banesave të fshatit për t’i ikur Policisë. Megjithatë, brenda pak minutash Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY