Ish-Kryeministri humb motrën: Je gjithmonë në zemrën time, kjo është thjesht një...

Ish-Kryeministri humb motrën: Je gjithmonë në zemrën time, kjo është thjesht një ndarje fizike

198
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ndan me ndjekësit e tij lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajries, pas një sëmundje të rëndë.
Ndërsa falënderon ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira, Berisha thotë se do ta mbajë përgjithmonë në zemrën e tij, dhe se kjo është vetëm një ndarje fizike.

Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY