Tmerr në Kavajë, denoncon nusja 20 vjeçare: Burri ikën në punë, kurse...

Tmerr në Kavajë, denoncon nusja 20 vjeçare: Burri ikën në punë, kurse vjehrri….

554
0
Shares

Policia e Kavajës arrestoi mbrëmjen e së enjtes një 59-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.
Arrestimi u krye pas denoncimit që e dëmtuara bëri në Komisariat, duke pretenduar se vjehrri i saj kryen vepra të turpshme dhe e ngacmon seksualisht prej më shumë se një muaji.
Akuzat u mohuan nga i dyshuari, i cili i konsideroi të pavërteta dhe shpifje të gjitha ato që e reja kishte deklaruar në Polici. Edhe pse pa ndonjë provë konkrete, bazuar në fjalën e nuses e të vjehrrit, Policia bëri ndalimin e të dyshuarit, pas konsultimit edhe me prokurorin e gatshëm.
Burimet thanë se 20-vjeçarja ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike në momentin që është paraqitur në Polici, ku ka deklaruar se i shoqi nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur në shtëpi.
Ajo ka deklaruar se vjehrri e ngacmonte vazhdimisht kur bashkëshorti i saj ishte në punë. Sipas denoncimit të bërë nga nusja, pas ngacmimeve seksuale, vjehrri i kërkonte asaj dhe e kërcënonte që të mos i tregonte njeriu.
Por duke qenë se mesditën e së enjtes ai kishte tentuar edhe të abuzonte seksualisht me të, 20- vjeçarja pasi kishte arritur të dilte nga banesa ishte drejtuar menjëherë në Polici.
Mësohet se në momentin kur ajo ka shkuar për të denoncuar ngjarjen, ka treguar edhe disa shenja gërvishtjeje dhe të nxira në krahë, që sipas saj tregonin dhunën që kishte ushtruar vjehrri ndaj saj në momentin e ngjarjes. /Panorama./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY