FOTO/ Si qëndron e vërteta rreth ndarjes së Çiljetës dhe Albanit

FOTO/ Si qëndron e vërteta rreth ndarjes së Çiljetës dhe Albanit

222
0
Shares

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha kanë qenë dy nga personazhet për të cilët është shkruar shumë vitin e fundit. Mediat kanë aluduar prej kohësh se ata janë në një lidhje, nisur kjo nga reagimet e tyre në rrjete sociale, por edhe fotot që u janë publikuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht se janë në një lidhje, edhe pse thuhet se kanë bashkë rreth një vit. Thuhet se dyshja simpatike ka nisur bashkëjetesën pak muaj më parë, ku bashkë me ta ishin edhe fëmijët e tyre. Kujtojmë që në ditëlindjen e Çiljetës, në shkurt, ishte e pranishme e gjithë familja e Albanit. Ndaj lidhja e tyre ka kohë që është konsoliduar dhe pëlqehet nga familja e të dyve.
Mediat kanë shkruar ditën e sotme se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes bazuar mbi faktin se në rrjetet e tyre sociale, ndryshe nga më parë, ata nuk kanë asnjë foto bashkë. Megjithatë ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Në fakt, Albani dhe Çiljeta nuk janë ndarë!
Një burim është shprehur për Blitz.al se ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga lokalet e njohura në periferi të Tiranës pak ditë më parë. Madje burime pranë çiftit konfirmojnë për Blitz.al se Çiljeta dhe Albani janë bashkë. Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e njëjtë. Ndoshta kjo “largësi” në rrjete sociale është një mënyrë për të qenë sa më të fshehtë për gazetarët dhe publikun, të cilët i ndjekin dhe shohin me detaje gjithçka rreth tyre.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY