Sarandë, vodhi 8300 euro nga pushuesit, kapet në kufi ukrainasi

Sarandë, vodhi 8300 euro nga pushuesit, kapet në kufi ukrainasi

196
0
Shares

Një shtetas ukrainas u ka vjedhur pushuesve një shumë parash prej 8300 eurosh dhe ka tentuar të largohet nga kufiri shtetëror.
Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale
të hetimit, kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në
Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin:
• Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrain.
Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë
10.08.2017, në një hotel në Lagjen “Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç,
banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.
Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50
euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale ''Vjedhja'' , të
parashikuar nga neni 134 i Kodit penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY