EMRAT/ Deputetët që zëvendësuan baballarët e tyre në kuvend

EMRAT/ Deputetët që zëvendësuan baballarët e tyre në kuvend

293
0
Shares
Foto Arkiv

Shqiptarët pas përmbysjes së sistmeti diktatorial në Shqipëri, menduan se do të qeveriseshin të lirë dhe nuk do të kishin më lidhje me të shkuarën e egër diktatoriale. Megjithatë edhe pse jo vetë ata që dikur jepnin urdhra për vrasje dhe pushkatim, sot janë  fëmijët e tyre që janë sërish në pushtet.
Ka vende që flasin për elita apo dinasti politike, dhe nënkuptojnë karrierat e larta drejtuese të të njëjtës familje në breza. Shqipëria nuk ka pasur traditë të tillë, kryesisht sepse elitat u shkatërruan gjatë ose në fund të Luftës II Botërore.
Gjatë sistemit komunist kishim emërime familjare në politikë, p.sh, tre drejtuesit më të lartë të regjimit, Hoxha, Shehu e Kapo kishin edhe gratë e tyre në Komitetin Qendror dhe deputete! Në demokraci supozohej se do të kishim ndryshim elitash dhe krijim të elitave cilësore. Nuk ka ndodhur dhe as nuk pritet të ndodhë të paktën edhe në një dekadë. Por kemi pasur dhe kemi familjare që kanë pasur poste të larta politike (ministra, kryeministra, etj) dhe deputetë që kanë pasuar njëri tjetrin në parlament. Fjala vjen, Ben Blushi pasoi deputet babanë e tij, – të dy duke qenë figura publike. Por kemi raste, kur vijimi i traditës nuk vjen nga të qënurit figurë publike, por nga faktorë të tjerë, kryesisht të personalizuar.
Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pasuar babanë e tij Kristaqin, edhe pse ky i fundit nuk drejtoi Shqipërinë, por përmes firmës së tij pushkatoheshin njerëz, siç ishte dhe rasti i poetit Havzi Nela.
Ndërkohë që Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është djali i Sulejman Bushatit, ish-anëtar i Komitetit Qendror dhe Sekretar i Parë i partisë në Kukës dhe Shkodër.
Duke iu referuar parlamentit aktual, kemi shtatë raste të deputetëve që kanë pasur babanë deputet; dy në periudhën komuniste, katër post ‘90 janë zgjedhur pas ndarjes nga jeta të tyre dhe një në kushte normaliteti.
Ndërkohë që sot një ndër emrat më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë është dhe Rudina Hajdari, vajza e njeriu që do të mbahet mend gjatë në Historinë e vendit tonë, Azem handarit, i cili ëhstë simboli i demokracisë.
Të tjerë emra janë dhe Bardh Spahia, Anduel Xhindi, si dhe disa të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY