VIDEO/ Zjarri në Çorrush, Policia dhe zjarrfikëset nuk përgjigjen në telefon vajza...

VIDEO/ Zjarri në Çorrush, Policia dhe zjarrfikëset nuk përgjigjen në telefon vajza “live” nga TV: O shtet ku je!

195
0
Shares

Në Çorrush të Mallakastrës flakët e zjarrit po rrezikojnë seriozisht jetën e 7 familjeve. Alarmin e jep në një komunikim telefonik për Neës 24, vajza e njërit prej banorëve që është rrethuar nga flakët, raporton BalkanWeb.
Teksa qan me dënesë, zonja në fjalë thotë se prindërit e moshuar e kanë telefonuar para dy orësh dhe ajo ka mbërritur nga Vlora në këtë fshat, por nuk ndërhyn dot për t’ju ardhur në ndihmë, pasi zjarri ka marrë përmasa të frikshme.
Në të njëjtën kohë ajo thotë se ka lajmëruar Policinë e Shtetit dhe zjarrfikëset, por askush nuk ka shkuar për t’ju ardhur në ndihmë.
“Situata është shumë alarmante, kemi dy orë që e marr policinë e shtetit, zjarrfikëset, por askush nuk vjen. Ne u sosën nga Vlora por s’ju japim dot ndihmë. Nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Ku është shteti?! E gjithë lagjja është rrethuar nga flakët, po na digjen prindërit brenda (qan) Duhet ndihmë nga ajri se po digjen brenda, ju lutem”,  thotë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY