Basha: Ekonomia dhe politika dominohen nga droga, Rama me paratë e saj...

Basha: Ekonomia dhe politika dominohen nga droga, Rama me paratë e saj fuqizon pushtetin e tij

94
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sot pas alarmit të kreut të antimafies italiane Franco Roberti.
Sipas Bashës ekonomia dhe politika dominohen nga droga.
“Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik”.
Për Bashën, shpëtimi nga kjo gjendje mund të vijë vetëm nga reagimi i gjithë shoqërisë.
“Është detyra e çdokujt që kërkon një shoqëri pa drogë dhe një të ardhme të sigurt të reagojë dhe veprojë për të krijuar së bashku një front kundër drogës dhe politikës së drogës”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, i ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit për rrezikun që droga shqiptare po i sjell Italisë, duke fuqizuar krimin e organizuar që ka çuar në përplasje mes grupeve rivale mafioze që kërkojnë kontrollin e rrugëve të drogës nga Shqipëria.
Tashmë prodhimi kryesor i Shqipërisë, eksporti kryesor i Shqipërisë dhe marrëdhënia kryesore që Shqipëria ka me botën është droga. Droga shqiptare është tashmë kërcënim serioz për rendin në Itali dhe vend të tjera europiane.
Në Shqipëri situata është akoma më dramatike sepse tani ekonomia dhe politika dominohen nga droga. Shpëtimi nga kjo gjendje mund të vijë vetëm nga reagimi i gjithë shoqërisë.
Partia Demokratike prej katër vjetësh ka paralajmëruar për gjendjen dhe pasojat e pritshme të drogës, ka denoncuar politikanët dhe kriminelët e lidhur me drogën, ka ndërmarrë nisma ligjore kundër futjes në politikë të njerëzve të lidhur me drogën dhe krimin. Por përpjekjet e saj nuk mjaftojnë nëse media, shoqëria civile, intelektualët, biznesi dhe vetë qytetarët nuk reagojnë. Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik. Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë pa kompromis politikën e drogës, por është detyra e çdokujt që kërkon një shoqëri pa drogë dhe një të ardhme të sigurt të reagojë dhe veprojë për të krijuar së bashku një front kundër drogës dhe politikës së drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY