EMRAT/ Skandali me byzylykët, Bardhi padi ish-sekretares dhe tre firmave fituese

EMRAT/ Skandali me byzylykët, Bardhi padi ish-sekretares dhe tre firmave fituese

197
0
Shares
Juliana Hoxha

Një javë pas skandalit të tenderit të byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi depoziton në prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë.
Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” si dhe ndaj ish-sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.
Ky kallëzim i ministrisë vjen në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese.
Por vetë ministria një ditë më parë sqaroi se firmat fituese “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” nuk ishin paraqitur për të kryer testimin e këtyre pajisjeve të dorëzuar ministrisë.
Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik.
Në këtë tender rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues.
Pas kaq ditësh ende mungon një përgjigje zyrtare për procesverbalin e marrjes në dorëzim apo funksionimit të byzylykëve për të kuptuar sa prej tyre janë funksional vendosur tek të burgosurit, sa prej tyre janë të dëmtuar dhe sa prej tyre u kthyen nga firma tek ministria e drejtësisë.

 

Ministri Bardhi: Prokuroria duhet ti japin një përgjigje skandalit

I kontaktuar nga Report TV për kallëzimin ministri Bardhi u shpreh se tashmë është prokuroria dhe policia ajo që duhet ti japin një përgjigje të shpejtë këtij skandali dhe ai do të ketë një komunikim me mediat në mesditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY