FOTO GALERI – PAMJE TË RËNDA/ Kavajë, aksident, gruaja me makinë përplas...

FOTO GALERI – PAMJE TË RËNDA/ Kavajë, aksident, gruaja me makinë përplas dy burra në asfalt

257
0
Shares

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës. Bazuar në materialet që janë dërguar në redaksinë e JoQ.al, një automjet ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy mesoburra. Burrat ishin të dy në motor dhe po dilnin me shpejtësi nga një rrugicë për në rrugën kryesore. Aty janë përplasur me automjetin që drejtohej nga një zonjë.
Siç mund të shikohen nga pamjet, ndodhen të shtrirë në tokë. Njëri prej tyre është pa ndjenja dhe i gjakosur, ndërsa tjetri në gjendje shoku.
“Kanë gjysmë ore në tokë dhe ambulanca akoma s’ka ardhur. Shife ça bohet në Shqipëri. Deri sa të vijë ambulanca, vdiq i shkreti”, shkruan qytetari.
Ai shton se në gjendje të rënduar psikologjike ndodhet edhe drejtuesja e automjetit, e cila po rri me të dëmtuarit në vendngjarje. Ajo vetëm qan dhe telefonon pa pushim policinë e ambulancën. JoQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY