Korçë, nëna braktis djalin 3-vjeç dhe zhduket, policia në kërkim

Korçë, nëna braktis djalin 3-vjeç dhe zhduket, policia në kërkim

102
0
Shares

Policia e Korçës ka nisur kërkimet për një nënë të re vetëm 19-vjeçare, e cila akuzohet se ka braktisur djalin e saj 3 vjeç.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases, A. Sh., 19 vjeçe, banuese në Korçë”, njofton policia.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10. 08. 2017, në lagjen nr. 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin edhe të punonjësve social.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” parashikuar nga nenet 124 dhe 125 të  Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY