Deputeti i PD tallet me “profetin” Shemsi Premçi

Deputeti i PD tallet me “profetin” Shemsi Premçi

218
0
Shares

Pas deklaratës së bujshme të kreut te Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili dje deklaroi se po afron koha e tërmeteve te forta si ne 1967, ka reaguar edhe deputeti i PD-se, Tritan Shehu, duke mos e kursyer talljen e hapur.
Në Facebook, demokrati Tritan Shehu, shkruan se apokalipsi i vërtetë është indoktrinim parahistorik, që këtë radhë vjen me zë e figurë nga zyrat e qeverisë.
“Ne fakt kur u perulem e besuam kazanet e tenxheret’, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujrave-apokalipsin! Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise”, thotë ai.

Epoka e magjistareve dhe e magjive u kthye përsëri te ne!
Duke shfletuar shtypin e sotem bindesh katerciperisht per kete te vertete te madhe!
Po “lexohet” e ardhmja me termete, lekundje, uje e zjarre per ne, me e eger se cfare mund t’i ndodhe korese se veriut!
Urime qytetare te dashur, tashme jemi ne rrugen e drejte te anti shkences, anti kultures, fetishizmit, peruljes perpara disa simboleve te cuditeshme, midis te cilave edhe te “tepsise e timonit”.
Me ne fund po e kuptojme se nuk kemi nevoje per studime ekonomike, financa te medha, shkenca sizmologjike, as per mjeke e spitale, apo per shkrimtare e shkencetare me nje fjale per njerez te studiuar e te kultivuar, pra as per europe: ne na duhet vecse integrimi ne “boten e padijes”.
Ne fakt kur u perulem e besuam “kazanet e tenxheret”, pse te mos bejme te njejeten gje edhe me parashikimet e termeteve, ujrave-apokalipsin!
Aq me shume kur edhe keto te fundit po dalin me ze e figure perseri nga zyrat e qeverise.
Per nje vend e popull ky indoktrinim parahistorik eshte apokalipsi i vertete, nuk jane te tilla as zjarret reale e as termetet qe vijne nga thellesia e globit, te cilat cdo shoqeri e kulturuar dhe e civilizuar di t’i beje balle.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY