Vlorë, arrestohet me armë në dorë, kishte zënë pritë për të vrarë

Vlorë, arrestohet me armë në dorë, kishte zënë pritë për të vrarë

247
0
Shares

Një person ndalohet në kohe nga Policia, pasi me armë në dorë po priste një tjetër gati për ta vrarë. Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrance R. A., i armatosur i cili i kishte zënë pritë një tjetri për ta vrarë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Më datë 10. 08. 2017, rreth orës 08:40, policia ka marrë informacion në rrugë operative se në lagjen ”Kushtrimi”, shtetasi R. A., (i armatosur), ka qenë duke pritur  një tjetër shtetas (të paidentifikuar nga policia), të cilët e kishin lënë të takoheshin në këtë ambient për tu sqaruar lidhur me një konflikt për motive të dobëta që kishin pasur një ditë më parë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit që i kanë ushtruar i kanë  konstatuar në trup (në xhep), një armë të ftohtë (thikë), të cilën do ta përdorte kundrejt shtetasit tjetër.
Në këto kushte, pasi rezultoi se kishte përgatitur kushtet e nevojshme për kryerjen e një vepre penale,  policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasit:
R. A., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vepër penale”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY