Itali, ndalohen 11 shqiptarë në Bari, tentuan “të trafikojnë” 155 mijë euro

Itali, ndalohen 11 shqiptarë në Bari, tentuan “të trafikojnë” 155 mijë euro

416
0
Shares

Mediat italiane japin lajmin e ndalimit në doganën e portit të Barit të 11 personave që po kalonin kufirin duke pasur me vete gjithsej 154.630 euro.
Tetë shqiptarë e dy kosovarë janë ndaluar me akuzën e eksportimit të paligjshëm të parave, ndërsa një shqiptar, i sapombërritur me traget, u ndalua me akuzën e importimit të paligjshëm të parave.
Që të gjithë shkelësit e zbuluar, u lanë të lirë pasi pranuan të paguajnë menjëherë gjobën në proporcion me sasinë e të hollave mbi dhjetë mijë eurot e lejuara që lejohen me ligj.
Ligji italian nuk përcakton asnjë kufi maksimal për të hollat që mund të kesh me vete kur del apo hyn në Itali. E kjo vlen qoftë kur shkon apo vjen nga vende të Bashkimit Evropian, qoftë kur shkon apo vjen nga vende jashtë BE-së. Por kur shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës në çastin kur kalon kufirin.
Formulari që duhet përdorur për këtë qëllim mund të shkarkohet nga portali internet i Agjencisë së Doganave dhe të Monopoleve, www.agenziadoganemonopoli.gov.it., njofton “Shqiptari i Italisë”.
Në deklaratë shënohen të dhënat personale dhe, nëse paratë nuk janë të deklaruesit, edhe ato të personin për llogari të të cilit transferohen të hollat. Më pas duhet specifkuar shuma e parave, prejardhja e tyre, marrësi i tyre, nëse është i ndryshëm nga deklaruesi, përdorimi që doni t’u bëni. Në fund duhet shënuar edhe rruga dhe mjetet e transportit që do të përdorni.
Kush nuk e bën e zbulohet që po kalon kufirin me të paktën 10 mijë euro, rrezikon sanksione të rënda që rriten në bazë të shumës së parave. Në fakt, shkelja e normativës mbi transferimin e valutës ndëshkohet me:
sekuestrimin administrativ nga 30% deri në 50% të shumës mbi kufirin e lejuar (9.999,99 €);
aplikimin e një sanksioni administrativ nga 10% deri në 50% të shumës mbi kufirin e lejuar.
Sanksioni minimal është 300 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY