BSH: Ja pse u zhvlerësuar euro në Shqipëri

BSH: Ja pse u zhvlerësuar euro në Shqipëri

161
0
Shares

Në tregun e brendshëm valutor, leku ka vijuar të forcohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me ritëm më të përshpejtuar në muajt maj dhe qershor, referoi Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme për zhvillimet në kursin e këmbimit në tremujorin e dytë të vitit.
Banka e Shqipërisë analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.
Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.
Banka e Shqipërisë thotë se,në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016.
Kjo ecuri, sipas Bankës së Shqipërisë ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më pare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY