DOSJE/ Ja sa ar e argjend u vodh gjatë plaçkitjes së vitit...

DOSJE/ Ja sa ar e argjend u vodh gjatë plaçkitjes së vitit 1997 në tunelet e Krrabës

620
0
Shares
Foto – Njëra prej dhomave ku ruhej thesari në tunel
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Më 13. 03. 1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plaçkit dhe u shkatërrua. Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët. Indiferentizmi vazhdon të jetë njësoj.
Thesari i shtetit ishte krijuar së pari mbi bazën e urdhrit të kryeministrit datë 21. 05. 1963. Në atë kohë u krijuan rezerva fondesh në bankënota në degët e Bankës së Shtetit në degët: Berat, Elbasan, Gramsh, Rrëshen, Tepelenë, Durrës.
Në shkurt 1968 u krijuan rezerva të tjera në degët: Korçë, Laç, Burrel, Pukë, Shkodër, Bajram Curri, Vlorë, Skrapar.
Më 12. 06. 1974 filloi zhvendosja e vlerave monetare por edhe e triskave të luftës në Berat. Ishin gjithsej 3.349 arka të sjella nga degët në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Skrapar.
Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 138, datë 28. 06. 1974 dhe nr. 323, datë 08. 10. 1976, nr. 62, datë 24. 02. 1981 janë depozituar në thesarin për kohë luftë sasi ari e argjendi. Në vendimin e dytë spikasin ndër të tjera edhe stoli me gurë diamanti të cilat iu vodhën shtetasve shqiptarë nga komunistët.
Pas lëvizjeve të shumta, në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Një vit më vonë u vendos aty në pjesën e jashtme të objektit një pjesë e arkivit të MB-së. inventari i fundit ishte më 27. 02. 1997.
Objekti u sulmua më 13. 03. 1997 nga populli i zonës në Krrabës. U shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe u shkatërrua një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Këtë ditë ka pasur hyrje në objektin ku ruhej thesari, si dhe ka pasur një përpjekje tjetër më 13. 04. 1997, e cila ka dështuar për shkak të shpërthimit të minës.

– Ari i vendosur gjithsej në 24 arka
1 – Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 copë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë.
2 – Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë.
3 – Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh.
4 – Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh.

– Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg.

Më 20 mars 2000 filloi inventari, i cili mbaroi më 6 prill 2000.
Më 19. 05. 2000 u zhvendos ari dhe më 26. 05. 2000 jashtë Tiranës u zhvendos argjendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY