Ministria e Drejtësisë reagon për shtyrjen e procesit të verifikimit të byzylykëve...

Ministria e Drejtësisë reagon për shtyrjen e procesit të verifikimit të byzylykëve të të burgosuve

105
0
Shares

Ditën e sotme duhet të ishte kryer procesi i verifikimit të funksionalitet të byzylykëve elektronikë, që përdoren për të dënuarit në arrest shtëpie. Por, falë mungesës së përfaqësuese të kompanisë së byzylykëve, ky testim nuk u arrit të bëhej sot.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se kompania e byzylykëve nuk iu përgjigj dy ftesave për të asistuar në verifikimin e paisjeve.
“Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njerës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.”- përmbylli njoftimin Ministria e Drejtësisë.

 

Njoftimi i plotë:
Në vijim të procesit të ditës së djeshme për marrjen nën ruajtje të byzylykëve elektronikë pranë Ministrisë së Drejtësisë‎, sot sipas procesverbaleve të nenshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim.
Fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00. Përfaqesuesit e kompanise nuk u paraqitën. Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte në orën 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën.
Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njerës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY