Sa do jetë taksa e re që do paguani në shtator

Sa do jetë taksa e re që do paguani në shtator

288
0
Shares

Nëse jeni duke shijuar pushimet diku larg shtëpisë në bregdet apo në mal, mos e largoni plotësisht mendjen nga jeta politike e përditshmërisë.
Kjo, që të mos befasoheni nga vendimi i qeverisë për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat tuaja në të gjithë vendin. Tatimi do të fillojë të aplikohet në shtator, menjëherë pas kalimit të Ligjit në Kuvend.
Pra, qeveria do të taksojë shtëpitë tuaja në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent.
Taksa do të aplikohet fillimisht si projekt pilot vetëm në disa qytete – Tiranë, Korçë dhe Fier.
Në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.
Në Korçë e në Fier taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.
Qeveria shqiptare pretendon se kjo është kërkesë e BE për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit dhe pretendon rritje të ardhurash në buxhet deri në katër mijë herë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY