Fatmir Mediu 10 përgjigje për Edmond Spahon

Fatmir Mediu 10 përgjigje për Edmond Spahon

186
0
Shares

Kreu i PR Fatmir Mediu, ka reaguar sërish sot, këtë herë në përgjigje të qëndrimit të nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho, pas reagimit të tij të djeshëm.
Mediu rendit 10 pika, sipas të cilit nuk vë në dyshim integritetin e ministrave të PD-së në qeveri, ndërsa shpjegon edhe një herë qëndrimin e tij, pse ata duhet të japin dorëheqjen.

 

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut

Te dashur miq
Duke lexuar reagimin e disa miqeve dhe kolegeve te mi, ne vleresimin per mendimet e tyre dua te sqaroj qe ne fillim se nuk kam asnje pikpytje per integritetin e Minsitrave tane teknik, por shof te domosdoshme se

Se pari:
Vendimin per vazhdimin ne kete qeverisje me Minsitrta teknik duhet ta vendosim dhe te gjykojme si deputete dhe opozite se bashku, qofte edhe per faktin se kemi qene se bashku ne fushate dhe do jemi se bashku ne opozite dhe parlament.
Nuk kam asnje deshire per protagonizem por pa dyshim as per konformizem

Se dyti:
Meqense argumenti kryesor qe ngrihet eshte juridik dhe politik le ti shohim me radhe.
Nga pikepamja formale juridike eshte e vertete qe ministrat duhet te rrine ne funksion dhe te dorezojne detyren ministrave pasardhes.
Por eshte po kaq e vertete se po nga pikpamja formale juridike ministrat jane te tille, jo vetem sepse dekretohen nga Presidneti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anetare te Keshillit te Minsitrave te drejtuar nga Kryeministri dhe kryejne nen drejtimin e tij dhe ne perputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.
Eshte fakt tashme publik qe Rama si Kryeminister, asnje dite te vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo bashkepunuar me ta si Ministra, biles dhe ne mbledhje te rendesishme ku eshte detyrim te jene prezent per shkak te detyres se tyre funksionale, Rama i ka perjashtuar terresisht.
Ne nje mardhenie te tille cdo Minister minimalisht jep doreheqjen i cili eshte nje akt personal me fuqi juridike.
Ne keto kushte kur Rama nuk pranon minsitrat, me e pakta qe mund te bejme Ne si opozite eshte te largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk egziston dhe ka vetem nje njeri qe urdheron dhe mer vendime, Timonierin Rama dhe takimet e tij me gjuhe me gjuhe me popullin. Rama di se cfare do dhe ben e perseris politika e tij e majte eshte e njejte me ate te ndjekur nga Hugo Chavez ne Vemezuele

Se treti:
Mareveshja nga pikepamja politike konsistonte ne ngritjen e nje task force e cila do te garantonte nje vullnet optimal per zgjedhjet dhe do te kontrollonte, apo do te mundesonte transparence ne zgjedhje, mosperfshirrjen e administrates dhe mundesisht frenimin e blerjes votes apo intimidimin e votuesve.
Rama qe ne fillim jo vetem personalisht por dhe gjithe ministrat e tij pergjegjes kane bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, asnjehere te vetme ata nuk kane qene prezent ne keto takime.
Per me teper blerja e votes dhe intimidimi I votuesve ka qene nje strategji e organizuar e Rames dhe aleateve te tij ne qeverisje.

Se katerti:
Raporti i OSBE/ODHIR ne Raportin e tij papraprak, ka permendur si shkelje te renda, perfshirjen e administrates ne zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votes, pavaresisht angazhimit serioz te ministrave teknik, te cilet e paten te veshtire per mos thene te pamundur te kryenin funksionet e tyre ne nje administrate te kontrolluar dhe urdheruar nga Rama.
Mjafton te kujtoj ratstet ne Minsitrine e Arsimit apo ne Minsitrine e Brendshme.
Pra Rama nuk ju permbajt asnje angazhimi per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne asnje rast nuk bashkepunoje me minsitrat teknik edhe pse e kishte dhe e ka detyre ligjore dhe kushtetuese.
Legjitimitetin kesaj qeverie dhe funksionimin ligjor ja ka hequr vete Rama dhe nuk mund tja mbaje opozita me Minsitrat teknik, po ashtu argumentin politik e ka rrezuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODHIR.

Se pesti:
Po ashtu ne vazhdim te argumentit politk opozitar ne qendrimin kunder korrupsionit dhe trafiqeve eshte evidente se ne sektore qe varen nga keto minsitri vazhdon abuzimi, megjithe perpjekjen e minstrave tane ata e kane te veshtire per te mos thene te pamundur te ndalojne keto abuzime. Vazhdon trafiku I droges dhe krimi dhe korrupsioni.
Rama ka bere emerime te reja politike duke hequr drejtoret qe u emeruan ne OSHE, Hipoteke apo burgje pa pyetur Ministrat teknik, te cilet ishin pjese e mareveshjes.

Se gjashti:
OSBE/ODHIR do nxjerr Raportin pefundimtar dhe opozita duhet te pergatise raportin e saj me gjitha faktet per manipulim per tja percjelle OSBE/ODHIR.
Raporti duhet te pergatitet zone per zone elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknik. Denoncimi I zgjedhjeve dhe problemeve te zgjedhjeve nuk varet nga shume nga ceshtjet e nxjerra nga minstrat teknike, por nga kandidatet, numeruesit, anetaret e qendrave te votimit, strukturave elektorale dhe analizes sone si opozite.

Se shtati:
Per ata qe nuk e dine apo kane harruar dua tu kujtoj, meqense nuk jemi per here te pare ne opozite se si kemi arritur te denocojme me sukses zgjedhjet e manipuluara te 2001, me nje aksion te mireorganozuar opozitar ne cdo nivel, m e cdo proces verbal dhe shkelje dhe per rezultat morem dhe mbeshtetje nderkombetare. Megjithe kundershtite e fillimit ne arritem pasqyrimin e tyre ne raportin perfundimtar te ODBE/ODHIR edhe pse raporti parparak zgjedhjet konsideroheshin brenda standarteve.
Reforma zgjedhore qe u krye u imponua nga mbeshtetja nderkombetare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.

Se teti:
Per sa kohe pranohet qe Rama nuk do qe ta mbledh task forcen atehere cfare presim??
Nese jane evidentuar ceshtje te renda manipulimi nga Minstrat teknik cfare presim ti bejme publike? Ne duhet ti kishim bere ato me kohe. Eshte me shume se naive te presim Ramen qe te thote se zgjedhjet jane blere dhe kane probleme.

Se nenti:
Politika eshte qendrim dhe opinion nuk eshte thjeshte burokraci apo mardhenie teknike.
Nese nisur nga qellimi i drejte per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme Ne i dhame mundesi kundershtarit tone te na konsideronte pa te drejte pjese te qeverisjej, duhet te reflektojme dhe sa me pare te rimarim pozicionin tone opozitar.
Moskuptimet apo keqkuptimet ne radhet e opozites nuk zgjidhen me faktin se Minsitrave teknik i paska rene barra e rende mos te largohen se duhet te dorezojne detyren tek ministrat e rinj te Rames i cili nuk ka komunikuar qofte edhe njehere te vetme me ta. Te nderuar miq e kolege. Po minstrat e Rames qe iken a priten ti dorezonin detyren ministarve teknik JO.

Se dhjeti:
Rama ka deklaruar publikisht qe Ministrat teknik duhet te ikin, dhe ai nuk pranon asnje mardhenie me ta. Pse duhet te presim shtatorin dhe te mosveprojme menjehere per tu larguar nga nje qeveri dhe kryeminister qe ka manipuluar zgjedhjet.
Justifikim juridik eshte i paplote dhe per me teper justifikim politik eshte terresisht I padobishem.
Kam bindjen se dhe Reforma, kushtetuese apo zgjedhore qe eshte pjese e marv shies kerkon qe opozita te jete e pergatitur per nje reforms kushtetuese qe garanton parimin check and balance, kufizon dhe zvogelon qeverisjen ne sherbim te lirise dhe te drejtes se qyteyareve dhe reforma zgjedhore ti kthej te drejten e zgjedhjes votuesve.
Keto dy reforma kerkojne nje pune teknike dhe politike te jashtezakonshme ne menyre qe te shmangim spontanitetin e te perfundojme si reforma e drejtesise.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY