Qeveria Rama hap thesin për koncesionin e radhës, 254 milionë euro për...

Qeveria Rama hap thesin për koncesionin e radhës, 254 milionë euro për Rrugën e Arbrit

208
0
Shares

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka hapur të enjten zyrtarisht garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Arbrit, e cila lidh Tiranën me Peshkopinë. Kontrata do të jepet në formën e partneritetit publik privat, ku subjekti që do të rezultojë fitues do të ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë këtë aks kombëtar.
Ofertat për këtë projekt me rëndësi madhorë do të mund të paraqiten deri në datën 2 Tetor, ndërsa fondi i vënë në dispozicion përmes projektit “1 Miliard Euro” është 33.6 miliardë lekë, ose rreth 254 milionë euro. Si pjesë e këtij projekti, pagesa për kompaninë fituese do të bëhet me “këste” në 10 vitet e ardhshme, ku kësti i parë do të jepet jo më parë se dy vjet pas miratimit të kontratës PPP.
Fituesi do të përzgjidhet në bazë të 5 kritereve, ku përfshihet: propozimi teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes (45 pikë), ndikimi mjedisor (10 pikë), ndikimi social (10 pikë), afati i përfundimit të punimeve (10 pikë) dhe oferta financiare (25 pikë).
Megjithatë, përparësi në këtë projekt do të ketë kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila ka paraqitur ofertën për të ndërtuar këtë rrugë në Nëntor të vitit të kaluar. Këshilli i Ministrave e ka shpërblyer këtë kompani me një bonus prej 10% të pikëve.
Edhe fondi maksimal për këtë projekt është i bazuar në gjetjet e kësaj kompanie, e cila propozonte ta ndërtonte rrugën me një kosto prej pikërisht 33.6 miliardë lekë.
Kompania e cila do të shpallet fituese për këtë vepër do të nënshkruajë një kontratë 13 vjeçare me qeverinë, kohë pas së cilës Rruga e Arbrit i kalon në administrim shtetit.
Rruga e Arbrit konsiderohet aktualisht e përfunduar plotësisht në 20.12 kilometra të saj, me 15.175 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.372 km të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues.
Gjatësia e aksit që nis në Tiranë dhe përfundon në Bllatë, sipas studimit të fizibilitetit pritet të jetë afërsisht 73.5 km, çka nënkupton se duhen projektuar edhe 11.8 kilometra rrugë. SCAN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY