EMRI & FOTO/ Vdes i riu në një aksident, “i çmendur pas...

EMRI & FOTO/ Vdes i riu në një aksident, “i çmendur pas motorëve”

219
1
Shares

Në aksin Fushë Krujë – Tiranë, pranë Nikelit një i ri ka ndërruar jetë tragjikisht. Leonard Bami 22-vjeç, banues në Borizanë të Durrësit ka ndërruar jetë ndërkohë që udhëtonte me motor.
Ai mori plagë të rënda nga aksidenti me motor dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte.
Shkaku që i mori jetën 22-vjeçarit ishte shpejtësia e madhe me të cilën i riu po udhëtonte duke humbur kështu kontrollin e mjetit.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e të riut për JoQ.al.
Ata deklarojnë se iku në lule të rinisë, në momentin kur sapo kishte hapur një servis makinash në Fushë-Krujë dhe kishte blerë motorin që i mori jetën.

Mesazhi i shokut
JOQ doja te ti beja thirrje rinise udhetoni me kujdes sepse para nje ore ne aksin Fushe Kruj-Tirane afersisht ne Nikel vdiq nje shoku im me motor. Personi quhet Leonard Bami 22 vjec banues ne Borizanë. Po flas me shoket dhe po me thone se kishte qene duke ecur shpejt dhe ka humbur kontrollin. Thone se vdiq ne vend. Me shume e kisha te jepja mesazh per rinine shqiptare se cdo dit po vdesin jeten mund ta mari zoti por jo per gabimet e tua. Sa kishte fillu duke e rregullu jeten po i ecte mire kishte ca muaj se kishte hapur nje servis ne Fushe-Kruje dhe me kalimin e kohes bleu kete motorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY