Kriza e energjisë elektrike, ja fatura që do të paguajë qeveria shqiptare

Kriza e energjisë elektrike, ja fatura që do të paguajë qeveria shqiptare

131
0
Shares

Kriza energjetike do të ketë pasoja financiare për buxhetin e shtetit, por sipas Ministrisë së Financave ato janë të përballueshme dhe nuk do të çojnë në rritje të borxhit.
Paraprakisht ekspertët e ministrisë llogarisin se fatura e krizës për buxhetin do të jetë rreth 5 miliardë lekë ose gati 38 milionë euro.
Në dy muajt e fundit Shqipëria ka shpenzuar mbi 50 milionë euro për të blerë energji elektrike. Deri tani fatura e importeve është përballuar nga vetë operatori i shpërndarjes së energjisë. Por për shkak të këtyre shpenzimeve të larta, OSHEE ka ndalur ripagesat e kredive, të marra me garanci të qeverisë.
Për vitin 2017, ishte parashikuar që kompanitë publike të ripaguanin rreth 5 miliardë lekë kredi. Këto pagesa tashmë do të mbulohen nga buxheti.
Stafi teknik i Ministrisë së Financave ka nisur punën për ndryshimin e buxhetit, i cili me gjasa do të zyrtarizohet pas formimit të qeverisë së re. Por sipas tyre, pagesat për energjinë nuk do të çojnë në rritje të borxhit, pasi fatura do të mbulohet nga kursimet e interesave.
Në 6 muajt e parë të vitit, qeveria kurseu 3 miliardë lekë nga shërbimi i borxhit publik për shkak të rënies së interesave. Deri në fund të vitit, qeveria shpreson të kursejë më shumë, para të cilat do i përdorë për të financuar kreditë e kompanive energjetike pa rritur deficitin buxhetor./TCH/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY