STUDIMI / Nga ndryshon truri i femrave dhe i meshkujve

STUDIMI / Nga ndryshon truri i femrave dhe i meshkujve

182
0
Shares

Truri i gruas është më aktiv se truri i burrit, sipas një studimi të fundit të klinikës Amen në Kaliforni. Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se ka ndonjë dallim zgjuarsie apo efikasiteti; zonat në trurin e gruas ku qarkullon më shumë gjak janë të ndryshme nga ato ku qarkullon më shumë gjak te truri i burrave.
Në fakt, ky studim nuk kishte aspak për qëllim të përcaktonte cila është gjinia më e zgjuar; për hir të trajtimit të sëmundjeve të trurit, si Alzheimer dhe Parkinson, shkencëtarët zhvilluan një kërkim me 46,034 skanera të trurit, të teknologjisë SPECT (Tomografi me rrezatim 1-fotonësh) që shenjon qarkullimin e gjakut në tru.
Sipas drejtuesit të kërkimit, Daniel Amen, ndryshimi në qarkullimin e gjakut në tru sjell edhe ndryshime në mënyrën si shkaktohen këto sëmundje te dy gjinitë, pasi te gratë pjesa më aktive e trurit është korteksi parafrontal, që kontrollon impulset dhe përqëndrimin, si edhe pjesët e trurit që kanë funksione limbike, përgjegjëse për kujtesën, emocionet, humorin dhe ankthin.
Sipas kërkuesve, kjo mund të shpjegojë pse gratë shfaqin empati më të lartë, intuitë më të fortë por nga ana tjetër, edhe rrezikshmëri më të lartë për të zhvilluar probleme me ankthin. Gratë shfaqin nivele më të larta depresioni dhe çrregullimesh të ankthit, ndërsa burrat janë më të rrezikuar nga çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së përqendrimit, çka mund edhe të ketë të bëjë me zonat e trurit ku ka qarkullim më të lartë dhe ato ku ka qarkullim më të ulët gjaku.
Në përgjithësi, truri i gruas ka më shumë fluks. Ndërsa te truri i burrit pjesët më aktive janë qendrat e pamjes dhe koordinimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY