Pas skandalit me byzylykët, çfarë ka ndodhur me 90 të dënuarit

Pas skandalit me byzylykët, çfarë ka ndodhur me 90 të dënuarit

250
0
Shares

Pas skandalit me byzylykët elektronikë që mbajnë në këmbë të dënuarit me arrest shtëpie, flet për herë të parë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.
Duke sqaruar të gjithë situatën, ai tha se po mbahen në mbikëqyrje 90 persona të dënuar, të cilët pas publikimit të lajmit kanë tentuar të heqin byzylykët.
“Kemi aktualisht 90 shtetas me mbikëqyrje, ata kanë pasur një farë joshje pas publikimit të lajmit dhe kanë tentuar të heqin byzylykët”, tha Qafa.
“Dorëzimi i byzylykëve ka ndodhur në zbatim të urdhrit të ministrit të drejtësisë që po bëjnë verifikime. Detyra jonë me të konstatuar defektet ishte të njoftonim policinë dhe prokurorinë. Pra, kemi zbatuar ligjin. Prej fillimit të këtij procesi të projektit pilot kemi përmbushur detyrën, në përputhje me legjislacionin në fuqi është kontraktuar edhe kompania që bënte mbikëqyrjen”, tha ai, duke shtuar se zgjedhja e një kompanie të tillë, bëhet për të evituar hallkat proceduriale.

Ilir Qafa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY