Librazhdi rrethohet nga flakët, flet kryebashkiaku: Janë të qëllimshme

Librazhdi rrethohet nga flakët, flet kryebashkiaku: Janë të qëllimshme

111
0
Shares

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe në malin e Murashit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me shkurre në hyrje të qytetit të Librazhdit.
Nisur nga situata e krijuar, kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra i ka bërë kërkesë Emergjencave Civile për ndërhyrje nga ajri, të cilët i erdhën në ndihmë.
Kryebashkiaku i Librazhdit thotë se ka dyshime se zjarret janë të qëllimshme, ndaj i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj zjarrvënësve.
“Kemi dyshime se zjarret janë të qëllimshme. Policia të marrë masa ndaj zjarrvënësve, pasi zjarret po shkaktojnë dëme të mëdha”, thekson Gurra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY