DETAJE/ Atentati te “Komuna e Parisit”, zbulohet shkaku – Ja replikat që...

DETAJE/ Atentati te “Komuna e Parisit”, zbulohet shkaku – Ja replikat që shkëmbyen autori dhe i plagosuri

523
0
Shares
Dejvis Rrustemaj

Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre personat e arrestuar në lidhje me përplasjen me armë të mbrëmjes së 3 gushtit te kryqëzimi i “Komunës së Parisit”, ku u plagos një 25-vjeçar, shkruan “Panorama”.
Masa shtrënguese u kërkua nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Tiranës, sipas të cilit, Dejvi Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Ilger Qose dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Vrasjes në bashkëpunim”, mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Mariglen (Lorenc) Hoxha.
E njëjta masë sigurie u caktua edhe për të arrestuarin e katërt në lidhje me këtë ngjarje, Ardit Xhaferri, i dyshuar për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Seancat gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre u zhvilluan paraditen e djeshme në gjykatën e kryeqytetit.
Në katër seanca të njëpasnjëshme, përmes avokatëve të tyre, ata pretenduan masa më të buta sigurie. Katër personat e proceduar për ngjarjen u prangosën dy ditë më parë në Vlorë nga operacioni policor i koduar “Poker”
Burime pranë gjykatës pohuan për “Panorama” se gjatë seancave për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, asnjëri prej të arrestuarve nuk ka dhënë deklarime të plota në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, ata nuk kanë dhënë detaje në lidhje me motivin e saj.
Nga ana tjetër, gjatë leximit të kërkesës, prokurori në sallën e gjyqit ka pohuar se gati një muaj më parë i plagosuri te “Komuna e Parisit”, Mariglen (Lorenc) Hoxha, është konfliktuar me të dyshuarin Igler Qose, me të cilin kishte njohje të mëparshme. Sipas dyshimeve paraprake, debati mes tyre është zhvilluar në ambientet e një lokali në Tiranë. Në këtë debat, ky i fundit i ka kujtuar Hoxhës kushëririn e tij të vrarë kohë më parë.
Ky konflikt është shuar me ndërhyrjen e personave të tjerë. Por, sipas Prokurorisë, “palët” janë ritakuar një natë para ngjarjes, pranë sheshit “Nënë Tereza”, në kryeqytet, ku i janë rikthyer debatit.
Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se debati ka degjeneruar edhe në përplasje fizike dhe dyshohet se i dyshuari Rrustemaj e ka fyer Lorenc Hoxhën duke i kujtuar se ai nuk kishte reaguar si duhet dhe s’kishte marrë hak për vrasjen e kushëririt të vrarë. Të përfshirët në konflikt janë larguar më pas duke xhiruar gomat.
Në vijim, Prokuroria ka rindërtuar skemën e ngjarjes, referuar këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në rrugë, si edhe të një videoje të filmuar nga kamera e një personi në vendin e ngjarjes.
Sa i përket roleve të të arrestuarve në përplasjen e mbrëmjes të së enjtes, Prokuroria pretendon se Dejvi Rrustemaj është autori i plagosjes, ndërsa Kodra dhe Qose janë bashkëpunëtorët e tij.

Atentati
Policia ka thënë se bazuar në pamjet e reja filmike dhe provat në vendin e ngjarjes, më datë 03. 08. 2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.
Pas arrestimit të katër personave në Vlorë, është gjetur edhe automjeti i përdorur në krim. Policia theksoi se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale Mjeti tip “BMW X5” dhe tri aparate celularë.
Ndërkohë, nuk është gjetur arma e përdorur nga Dejvis Rrustemaj dhe as ajo e përdorur nga Mariglen (Lorenc) Hoxha, pasi policia ka thënë se në skenën e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri. Pas prangosjes së katër të dyshuarve, policia tha se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale “ Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale “ Përkrahje e autorit të krimit”.

Personazhi
Dejvi Rrustemaj, 26-vjeç, i cili u arrestua dje për ngjarjen te “Komuna e Parisit” është personazh i njohur për policinë. Vetëm disa muaj më parë, më 4 maj 2017 ai mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, në zonën e Kinostudios.
I plagosuri është Dejvis Rrustemaj, nga Tropoja e banues në Tiranë, i proceduar më parë nga Policia e kryeqytetit për kanosje. Gjatë marrjes në pyetje në Spitalin e Traumës, fillimisht ai ka dhënë identitet tjetër para oficerëve të Policisë. Policia e Tiranës tha se 26- vjeçari Dejvis Rrustemaj, ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Lorenc Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY