SHIFRAT ALARMANTE/ Shqiptarët 4% e popullsisë greke, 23% e të burgosurve

SHIFRAT ALARMANTE/ Shqiptarët 4% e popullsisë greke, 23% e të burgosurve

177
0
Shares

Shifrat janë alarmante këtu e 20 vite me radhë, po askush nga Shqipëria nuk ka marrë mundimin për të parë se si ka mundësi që në 34 burgjet e këtij vendi vuajnë dënimin kaq shumë shqiptarë. Një numër ky që prej dy dekadave të fundit qëndron standart thuaj se është një rastësi e shekullit, duke mos shqetësuar asnjë nga autoritet apo politika shqiptare. Duke ju referuar shifra tregojnë që shqiptarët janë 10 herë më kriminelë se vendasit në proporcion të popullsisë, ku mosha mesatare e të burgosurve me shtetësi shqiptare është rreth 27 vjeç dhe kjo përbën një faktor tjetër negativ për komunitetin e madh të emigrantëve që banojnë në Greqi.

Vendi i parë në Evropë për numrin e të burgosurve
Greqia është një vend që mban vendin e parë në Evropë dhe të katërtin në botë për nga numri i madh i të burgosurve të huaj, një numër i madh që në raport ia kalon edhe vetë vendasve, thua të jetë një rastësi, apo një strategji? Po padashur na lind pyetja pse ndodhen në qelitë e burgjeve një numër kaq i madh i të huajve? Përgjigjen më të saktë mund të na japin vetëm autoritetet përkatëse greke të cilët i shikojnë të huajt si një rrezik kombëtar, ndërsa komunitetin shqiptar si një bombë që pritet të shpërtheje nga çasti në çast. Nga të gjithë dihet se si dënohen shqiptarët, se si gjykohen ata pa avokatë apo pa përkthyes, por… shifra 23% e të burgosurve në burgjet greke janë shqiptarë, 10 herë më shumë shqiptarë në burgje në proporcion me popullsinë. Totali i të burgosurve në burgjet greke për 2014 është 12.655 sipas shifrave zyrtare të publikuara ne mediat vendase. Të burgosur shqiptarë janë 2.850. Sipas të dhënave numri i të huajve në burgje është rreth 7.875, duke përbërë 60%, ndërsa për grekët është 4.780 në rreth 40% të numrit të përgjithshëm të dënuarve në Greqi… Mesazhi është i qartë, shqiptarët përbëjnë 4% të popullsisë dhe pothuajse në të njëjtën kohë përbëjnë 23% të të burgosurve, ndërsa grekët përbëjnë rreth 93% të popullsisë dhe përbëjnë 40% të popullsisë së burgjeve. Nga këto shifra fatkeqësisht mësojmë se numri i grekëve në popullsi është 22 herë më e madhe se ajo, por vetëm dy herë më e madhe të dënuarve në burg. Që të lë të nënkuptosh që shqiptarët kryejnë rreth 10 herë më shumë krime se grekët në Greqi. Faktikisht dhe fatkeqësisht këto shifra lënë vend për dyshim që ka çuar në një rritje dramatike numrin e krimit në Greqi, një vend që ka qenë gjithmonë i sigurt.
Lidhur me këtë fenomen, asnjë nga Shqipëria nuk ka marrë mundimin për të parë se si dënohen shqiptarët në Greqi, si kryhen procedurat në Gjykata dhe si mbrohen këta dhe sa u plotësohen kushtet rreth gjykimit. Tashmë Greqia duke parë numrin e lartë të dënuarve shqiptarë nuk pushon së punuari për të ekstraduar të dënuarit shqiptar në Greqi që këta ti vuajnë dënimet e mbetura në Shqipëri, një gjë që e cila deri më sot nuk është pranuar nga pala shqiptare. Për këtë qëllim është vendosur për të ngritur një komitet të përbashkët ekspertësh për të studiuar këto çështje të ekstradimeve të shqiptarve nga Greqia në burgjet e Shqipërisë. Shumica e emigrantëve të pandehur nuk kanë aftësinë për të paguar garanci, në këtë krizë që ka mbërthyer vendin. Theksohet që nga 15-20 arrestimet që janë urdhëruar në një ditë arritën në 50, ndërsa më pas arriti në 70 në ditë për vitin 2014. Sipas të dhënave të dhëna të publikuara shqiptarët përbëjnë 52.7% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve që jetojnë në vend. Në Greqi jetojnë 480,000 shqiptarë , duke iu referuar regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2011 në vend. Regjistrimi tregoi se në Greqi ka një total prej 911,929 emigrantë, ku shqiptarët zënë 52.7% e emigrantëve, të ndjekur nga bullgarët 8.3%, rumunët 5.1%, pakistanezët 3.7 % dhe Gjeorgjianët 3%.
Regjistrimi i vitit 2011 tregon se numri i përgjithshëm i popullsisë në Greqi arriti në 10.8 milion, ku 9.900.000 kanë kombësi greke, 199,000 janë qytetarë evropianë, 708.000 janë shtetas të vendeve të tjera.

I burgos Greqia, por kërkon t’i ushqej Shqipëria
Kostoja ditore e një të burgosuri në Greqi kushton 28.18 euro dy herë më shumë se ajo në Shqipëri, por për 2850 të burgosur shqiptar paguan në ditë rreth 80 mije euro.
Sipas shifrave të publikuara nga ministria e Drejtësisë së Greqisë (2016), kostoja ditore për një të dënuar është 28.18 euro dhe e rendit në vendin e 23 në listën e vendeve evropiane, pasi Suedia shpenzon në ditë për çdo të burgosur 317 euro, Norvegjia 283 euro dhe 273 euro Holandë. Suedia 317,00 euro Norvegjia 283,00, Holanda 273,00, Luksemburgu 191,89, Danimarka 186,00,Irlanda 179,00, Finlanda 167,00, Islanda 150,00, Italia 128,01, Mbretëria e Bashkuar 117,00, Gjermania 116,37, Austria 107,00, Franca 96,77, Sllovenia 69,00, Qipro 64,00, Spanja 53,34, Malta 50,00, Portugalia 40,10, Sllovakia 36,75, Republika Çeke 36,40, Estonia 32,28 , Greqia 28.18 Hungaria 27,00, Polonia 19,28, Rumania 17,49,Turqia 16,65, Shqipëria 15,25, Letonia 14,71, Serbia 14,18,Lituania 12,52 Euro.
Statistikat për veprat penale të të burgosurve grekë dhe të huaj, deri në 7 shtator, 2016, e cila tregon se në përgjithësi se në burgjet greke ishin 9467 të burgosur të cilëve 4.246 janë grekë dhe 5.221 të huaj. Pra nga 2014 ka një boshatisje të burgjeve, në një kohë që numri i të dënuarve shqiptarë qëndron standard.

Të huajt 45% të popullsisë në burgje
Sot emigrantët përbëjnë 45% të popullsisë në burgjet e këtij vendi, me rreth 450 të huaj të burgosur në 100,000, rekord në krahasim me vendet e tjera, ndërsa për grekët, raporti është 9 herë më i ulët me 55 vendas për 100,000 banorë.
Përqindja e të burgosurve të huaj në vendet e tjera evropiane: Itali 33%, Franca 21%, Danimarka 17.5%, Britania e Madhe 13.6% dhe Spanja (me një problem të ngjashëm të emigracionit të paligjshëm) 29.7%. Sh. Zinxhiria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY