RRËFIMI/ I plagosuri te “Komuna e Parisit”: Pse nisi konflikti dhe si...

RRËFIMI/ I plagosuri te “Komuna e Parisit”: Pse nisi konflikti dhe si u përplasëm me armë

428
0
Shares

Për disa ditë me radhë, Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, nuk ka dhënë shpjegime në spital për hetuesit e policisë.
Ai nuk ka pranuar të flasë në lidhje me autorët e atentatit apo motivet e sulmit me armë ndaj tij te “Komuna e Parisit”. Por pas kapjes së katër personave të dyshuar, mësohet se ai ka treguar motivin e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
I riu u ka thënë hetuesve se ka qenë bashkë me një të afërm te sheshi “Nënë Tereza”, pranë Politeknikut, kur ka pasur një konflikt me disa persona për çështjen e xhirimit të gomave të automjeteve.
Nga ana tjetër, policia i identifikoi autorët e krimit falë pamjeve të kamerave të sigurisë. Pamjet e para u publikuan në internet nga një dëshmitar që ishte ndodhur pas makinës “BMË X5” të autorëve kur ata zbritën në semafor dhe qëlluan brenda në makinën e tij tip “Benz” shtetasin Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc.
Kjo video e sekuestruar në cilësinë e provës identifikoi targat e automjetit dhe fytyrat e dy prej personave të përfshirë në krim. Duke lokalizuar vendin ku ndodhi krimi, policia kërkoi pamjet e kamerës ballore në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”, ku pamjet tregonin fare qartë autorët e krimit dhe momentin kur ndodhi e gjithë ngjarja.
Nga pamjet duket momenti kur makina tip “Benz” e Mariglen Hoxhës ka ndaluar në semaforin e kryqëzimit te “Komuna e Parisit”. Në krah të saj afrohet me shpejtësi makina tip “BMË X5” e autorëve me ngjyrë të zezë. Prej saj dalin tre persona nga vendet e pasagjerëve.
I vetmi që nuk lëviz është drejtuesi i mjetit, ndërsa tre personat e tjerë shkojnë te makina tip “Benz” me ngjyrë të bardhë ku ndodhej Mariglen Hoxha dhe pasi hapin derën e pasagjerit, qëllojnë nga distanca e afërt ndaj tij.
Ndërsa mjeti i bardhë ku ndodhej i plagosuri niset me shpejtësi duke goditur një fuoristradë që ndodhej para dhe duke prekur në krahun e majtë edhe makinën e autorëve, tre personat që qëlluan me armë hipin në mjetin e tyre, i cili largohet në drejtim të kundërt me automjetin e Mariglen Hoxhës.
Pasi është qëlluar me armë në dorë dhe në shpatull, ky i fundit del nga makina bashkë me një person tjetër dhe largohen në drejtim të spitalit. Automjeti i lënë pa frena ka ecur çrregullt duke ndaluar vetëm pasi është përplasur me një mur në tunelin mes pallateve në zonën ku ndodhi krimi pranë “Komunës së Parisit” në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY