Firmat për vettingun: Ky gazetar firmosi dhjetë herë

Firmat për vettingun: Ky gazetar firmosi dhjetë herë

61
0
Shares

Gazetari i emisionit “Të Paekspozuarit”, Endrit Habilaj, duke parë që peticionit i mungonin 985 mijë firma, vrapoi edhe ai për të hedhur firmat e veta, shkruan Balkanweb. Themi firmat, dhe jo firmën, sepse Endriti, firmosi plot 10 herë. Ja, ndiqeni grafikun e firmosjes së gazetarit tonë.

I zemëruar, gazetari ynë Endriti, shkoi për të firmosur për herë të dytë në të njëjtat çadra. Tek rifirmosja, në çadrën e katërt, gazetari ynë, ngaqë nuk po e identifikonin, shënoi emrin e gazetarit popullor shqiptar, Fahri Balliu. Meqenëse edhe në këtë rast, nuk u identifikua as Fahri Balliu, gazetari ynë u largua shumë i trishtuar. Mbrapa, brenda çadrave, mbetën 10 firmat e tij për Vettingun.

Ndërkohë, kryeministri Rama, shumë më i përkushtuar sesa gazetari ynë, hapi edhe një faqe të posaçme për të mbështetur Vettingun.

Por ka edhe më shumë se kaq. Kryeministri ynë, ka gjetur një shofer autobusi, i cili e ndalon mjetin në mes të rrugës dhe shkon te çadra, për të firmosur Vettingun. “Rroftë shoferi”, thotë Kryeministri, Edi Rama në facebook-un e vet. Edhe Lej Feni, po të ishte gjallë, do ta kishte zili kryeministrin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY