Sot, 1 vit nga vrasja e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës,...

Sot, 1 vit nga vrasja e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, akoma nuk ka drejtësi por Veliaj me prokurorin vazhdon të ketë miqësi

242
0
Shares

Ka kaluar sot një vit nga 1-vjetori i vrasjes së të riut Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vdekja e të cilit ka ngritur pikëpyetje të shumta. I mituri u vra në landfill nga një ekskavator teksa punon aty.
Dy janë deri më tani personat që janë përballur me drejtësinë për vdekjen e Arditit: Përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie, shkruan lapsi.
Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.
Ajo që ngelet akoma pa sqaruar është fakti se si një mitur u lejua të punon në një vend të tillë kur është e ndaluar. Ishte kompania e kontraktuar nga bashkia e Tiranës ajo që, sipas dëshmive punësonte edhe fëmijë për të punuar në landfillin e Sharrës.
Publikimi i një dokumentari nga emisioni Publikus shfaqi për publikun atë çka fshihej realisht në këtë landfill. Dokumentari u censuruar në televizione, por u shpërnda në rrjetet sociale duke sjellë një valë të madhe reagimesh.
Protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ishin të shumta për këtë ngjarje, duke e akuzuar si të përfshirë në krim për shkak të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.
Gjithashtu në rrjetet sociale doli një foto ku shihej Veliaj së bashku me Prokurorin e çështjes së 17-vjeçarit, të ulur në një tavolinë duke biseduar pas ditë pas ngjarjes së rëndë.
Ndonëse ka kaluar një vit, kjo ngjarje që i mori jetën një të mituri dhe tregoi skandalin me riciklimin e plehrave nga bashkia e Tiranës, asgjë nuk është zbathur, përkundrazi, ngjarja po harrohet çdo ditë e më shumë. Së bashku më trupin e 17-vjeçarit u mbuluan edhe aferat e mëdha të pushtetit të bashkisë së Tiranës, ndërsa drejtësia për këtë ngjarje duket se do të ketë pak gjasa të vihet në vend. Lapsi.al

Erion Veliaj me prokurorin e ceshtjes, Petrit Fusha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY