Kreu i FRPD në cadrën e protestës, policia e shpalli në kërkim...

Kreu i FRPD në cadrën e protestës, policia e shpalli në kërkim në Shkodër

68
0
Shares

Kreu i Forumit Rinor të PD në Shkodër është shpallur në kërkim nga policia pas pjesëmarrjes në një protestë spontane kundër Kryeministrit gjatë kohës që ky i fundit po vizitonte Shkodrën.

“Më datë 01.03.2017 (dje), u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lagjen “Qemal Stafa”, ka organizuar një protestë të paligjshme me 15 persona kundër ardhjes së Kryeministrit në qytetin e Shkodrës”, njofton policia.
17091402_261040350988475_296145593_o

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia thotë se nxjerrja në kërkim të kryetarit FRPD dhe disa të rinjve në Shkodër është një akt dëshpërimi i Edi Ramës.

Në një status në Facebook-un e tij personal, Spahia shkruan se kryeministri dhe veglat e tij po mundohen me të gjitha mënyrat të mbysin fjalën dhe mendimin e lirë.

“Nxjerrja ne kerkim e kryetarit te FRPD dhe disa te rinjve ne Shkoder nga banda qe sot qeveris vendin, akt deshperimi e Edi Rames dhe veglave te tij qe po mundohen me te gjitha menyrat te mbysin fjalen dhe mendimin e lire. Qytetaret shqiptare kerkojne largimin e qindra te inkriminuarve te kesaj mazhorance ne Parlament dhe ne cdo qelize te ketij shteti te kapur nga krimi dhe droga. Qytetaret shqipetar kerkojne largimin tend Edvin Rama si koka e krimit ne Shqiperi. I bej thirrje kryeministrit burracak dhe veglave te tij te inkriminuara, te qendrojne larg ketyre provokimeve pasi qytetaret liridashes Shkodrane dhe gjithe shqipetaret e ndershem do dine ti japin pergjigjen e merituar. I bej thirrje Rinise Shkodrane, bashkeqytetareve te mi Shkodrane dhe cdo shqiptari te lire brenda dhe jashte vendit TE NGRIHEMI!” shkruan Spahia.

Kryeministri Edi Rama vizitoi qytetin e Shkodrës ditën e djeshme ku mbajti një leksion të hapur me studentët e këtij qyteti me të cilët ndau shqetësimin për “vendimet e kapura, të paligjshme në favor të kriminelëve që marrin gjyqtarët e prokurorët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY