Kanabisi me avion në Vlorë, zbardhen biseda të tjera: Lidhu tani me...

Kanabisi me avion në Vlorë, zbardhen biseda të tjera: Lidhu tani me të madhin sa se kanë prerë të gjithë, të mbetet sa të mbetet

192
0
Shares

 

Kultivuesit e kanabisit në fshatrat e Vlorës, me qëllim trafikimin e tij me avion drejt Italisë, kanë pasur “engjëj mbrojtës” në Policinë e Shtetit.
Janë zbardhur sot përgjime të tjera të dosjes së grupit të Vlorës, të kryesuar nga Sokol Burhamaj (Lamaj), të fajësuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për kultivim të kanabisit në formën e organizatës kriminale.
Sipas Gjykatës, Sokol Burhamaj mbante kontakte me punonjës policie të Drejtorisë Rajonale Vlorë, nga të cilët merrte garanci për të mos i dëmtuar parcelat me bimë të kultivuara me lëndë narkotike.
Në bisedat e përgjuara të të pandehurve të arrestuar nga operacioni “Fluturim i lirë”, pas bllokimit të një sasie prej 128 kg kanabis të sapotrafikuar në Itali me avion sportiv, del në pah shqetësimi i tyre kur shohin policinë te parcelat.
Ata komunikojnë me njëri-tjetrin, ku edhe i kërkojnë Burhamajt të flasë me kontaktet e tij në polici. Me gjithë këto pretendime, Prokuroria për Krimet e Rënda arriti të identifikojë vetëm punonjësit e Policisë, Vladimir Zanaj, si garantor i parcelave të kanabisit.

 

pergj

pergj1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY