Nuk plotësoni vitet me sigurime, ISSH ju tregon si të merrni pension...

Nuk plotësoni vitet me sigurime, ISSH ju tregon si të merrni pension pleqërie

934
0
Shares

Emigrantët që nuk plotësojnë vitet e sigurimit për të marrë pension pleqërie as në vendin ku punojnë dhe as në Shqipëri kanë një shans për t’u bërë pjesë e skemës së pensioneve. Sigurimi vullnetar, një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur një manual, i cili u vjen në ndihmë emigrantëve për të kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore me qëllim që kur të mbushin moshën e pensionit të jenë përfitues.

Vitet e kaluara
Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. ISSH e iluston edhe me shembuj mënyrën e pagesës. Kështu një person që është në prag të mbushjes së moshës ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalisht duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributive të siguruar.
Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre-vjeçare. Masa kontributive që do të derdhë qytetari për këtë periudhë është 5 184 lekë për një muaj.

Kontributi vullnetar
Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm.

Përfituesit
Procedurat për sigurimin vullnetar mund të kryhen pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në çdo qytet. Të drejtën për të përfituar nga kjo skemë e kanë jo vetëm emigrantët, po të gjithë shtetasit shqipraë, që nuk plotësojnë vitet e punës. Më konkretisht në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm apo ata që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Gjithashtu, të drejtën e kanë edhe ata persona që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi, ndërkohë që kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

Kontributet
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017, është 4 752 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore (24 000 lekë x 21.6%). Ndërkaq, për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa.
Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar) dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 4752 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.
Ndërkaq, pas rritjes së pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore kuota mujore e sigurimit vullnetar pritet të shkojë 5 184 lekë ose 432 lekë më tepër se aktualisht. Ndërkaq, në tabelën bashkëngjitur shkrimit, “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë procedurën që duhet të ndiqni për të paguar sigurimin vullnetar si dhe përfitimet që lindin nga kjo skemë.

Si paguhet sigurimi vullnetar
Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.
Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:
a) Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;
b) Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;
c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik/ kartës së identitetit.
Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.
Duke disponuar këtë “Urdhër veprim”, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.
Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes).
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re në qoftë se nuk ka.
Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që :
1.Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;
Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;
3.Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
Përfitimet nga skema e sigurimit vullnetar
– Pensionit të plotë të pleqërisë;
– Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;
– Pensionit të reduktuar të pleqërisë;
– Pensionit të invaliditetit;
– Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
Fusha mbulohen me sigurim vullnetar
Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:
Sigurim vullnetar për vitin korent.
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Sigurimi vullnetar për vitin korent
Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
– Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;
– Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;
– Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;
– Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimeve shoqërore.
ISSH: Kuota mujore 5.184 lekë
Sigurimi vullnetar, ja si të përfitoni zbritje të kontributeve
Emigrantët, por edhe ata persona që dëshirojnë të blejnë vitet e pensionit mund të përfitojnë nga skema e zbritjeve, të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për vitin 2017. Sipas rregullores të sigurimit vullnetar për vitin korrent për kontributet e para-paguara, të gjithë ata persona që paguajnë kontributet për një periudhë 3-mujore do të përfitojnë zbritje me 1.5%, ndërkohë që ata që kontribuojnë për një periudhë 6-mujore iu aplikohet 3% ulje. Zbritje më të lartë përfiton çdokush që paguan kontributet e sigurimeve shoqërore për të gjithë vitin, duke iu aplikuar ulje me 6% nga shuma që duhej të paguante në kushte normale. Pas rritjes së pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve, personat që sigurohen vullnetarisht, vetëm për degën e pensioneve duhet të paguajnë një kuotë mujore prej 5.184 lekësh, nga 4 752 lekë që ishte më parë.

Kuotat
Me këtë kuotë mujore, mund te paguhen edhe muajt për vitet e kaluar, për të cilat personi kërkon të bëjë sigurim vullnetar. Ndërkohë që, sigurimi vullnetar për vitin korent mund të bëhet për më shumë se paga minimale, duke zgjedhur deri në pagën maksimale që aktualisht është 105,850 lekë, me një kuotë mujore prej 22,865 lekësh. Përfitimet nga skema e sigurimeve përfshijnë pensionet bazë të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar si dhe pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura
– Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të derdhur.
Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Sigurim vullnetar për degë të tjera sigurimi, mund të bëjnë të vetëpunësuarit, për degë të tjera që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshem.
Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korent.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit
– Paaftësi të përkohëshme në punë.
Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohëshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës. Pagesat e kontributeve për këto degë, bëhen sipas afateve të përcaktuara për pagesat e sigurimit të detyrueshëm (çdo tremujor), vetëm për vitin korent.
Masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve dhe që për llogaritjen e përfitimeve do t’i korrespondojë pagës minimale të vitit që po mbulohet me sigurim vullnetar).
Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.
Shembull: Një person që është në prag të mbushjes së moshës ose e ka mbushur moshën që të jetë në kushte përfitimi, minimalisht duhet të ketë 15 vjet periudhë kontributive të siguruar. Në rast se personi ka 12 vjet periudhë kontributive, ka të drejtë të plotësojë 15 vitet e nevojshme duke blerë 3 vjet sigurim nëpërmjet skemës vullnetare.
Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre-vjeçare. Masa kontributive që do të derdhë qytetari për këtë periudhë është 5 184 lekë për një muaj.
Në rastin kur qytetari nuk e ka mbushur moshën , ai mund të blejë periudhë kontributive sa të dëshirojë.
Në rastet kur blihen periudha te kaluara nuk aplikohet zbritje.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:
– Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;
– Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
3. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?
Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri).
Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?
a) Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë. Mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë.
b) Punëmarrësit -që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë.
c) Çdo punëdhënës – që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page.
d) Çdo kontribues vullnetar për vitin korent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

Masa e kontributit për sigurim vullnetar për vitin korrent
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:
– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);

– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);
– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).
Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent:
– Pensione pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
– Pensione më të larta se pensioni social, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave;

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY